Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Padia e Metës ndaj Dvoranit/ Kreu i KED mbërrin në Prokurori. Kush janë 2 funksionaret e rëndësishme që janë thirrur pas tij

Ditën e djeshme Presidenti Ilir Meta është paraqitur në Prokurori ku është marrë në pyetje për akuzat që ka bërë ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Ky i fundit mësohet se sapo ka mbbrritur në Prokurori pasi organi i akuzës i ka dërguar një fletë-thirrje.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se pritet të merren në pyetje nga Prokuroria edhe anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha si dhe Avotkati I Popullit, Erinda Ballanca për shkak të referencave që ka bërë Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme kur është marrë në pyetje.

Publiée par Fax Web sur Mercredi 11 décembre 2019

Presidenti i vendit Ilir Meta është marrë dje në pyetje, lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

U paraqit në ambientet e prokurorisë rreth mesditës, ndërsa marrja e tij në pyetje është bërë në rolin e kallëzuesit.

Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari.

Meta e akuzoi Dvoranin për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Presidenti i Republikës në cilësinë e Kreut të Shtetit, ashtu dhe në cilësinë e organit të emërtesës sipas Kushtetutës, ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, si dhe ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ka ndjekur në vijimësi dhe me shumë shqetësim prej mëse dy vjetësh procesin e funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe ecurinë e procedurave për verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Presidenti në vijimësi ka bërë thirrje përkundrejt të gjitha institucioneve të përfshira në proces, me qëllim respektimin e Kushtetutës dhe ligjit në mënyrë që të gjitha procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të ishin në mbëshetje të kuadrit ligjor.

Së fundmi, siç dhe jeni bërë me dije qoftë përmes medias së shkruar dhe vizive, nga debati publik, por dhe nga deklaratat publike të Presidentit të Republikës është konstatuar se përgjatë veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (2019) janë konstatuar disa shkelje të rënda përgjatë ushtrimit të detyrës nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi zoti Ardian Dvorani, veprime këto të cilat kapërcejnë kufirin e “shkeljes disiplinore”, dhe hyjnë drejtëpërdrejtë në sjellje që e ngarkojnë zotin Dvorani me përgjegjësi penale.

Veprimet dhe mosveprimet e zotit Dvorani kanë krijuar një pasojë shumë të rëndë, që është cenimi i legjitimitetit të të gjithë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe kanë krijuar një debat të fortë publik që sjell pasoja të pariparueshme për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë dhe uljen e besimit të publikut tek Gjykata Kushtetuese dhe implementimi i reformës në sistemin e drejtësisë.

Presidenti i Republikës, pasi i ka konstatuar këto veprime dhe mosveprime, vlerëson se ato përbëjnë jo vetëm shkelje disiplinore, por dhe vepra penale. Bazuar në nenet 281 të Kodit të Procedurës Penale, Presidenti i Repubikës parashtron këtë kallëzim penal përpara organit të akuzës me qëllim fillimin e hetimeve ndaj zotit Ardian Dvorani për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penal, pasi nga tërësia e rrethanave vlerësohet se përgjatë detyrës së Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ai me dashje ka shpërdoruar funksionin publik që i është ngarkuar dhe ka marrë përsipër të realizojë.

Lexo të plotë KALLZIM PENAL 19.11.2019 (1)

Fjalët Kyce

A mendoni se duhet të hapen shkollat në 14 shtator sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close