Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folus së fundmi për 100 ditshin e qeverisjes Haradinaj, për atë se cila është politika e jashtme e Kosovës nën qeverisjen e tij. Ministri ka delaruar se nuk i ka të pakta takimet jashtë vendit.
“Kemi përpiluar një raport për këtë kohë. Ne duhet të punojmë me hapa të përshpejtuar. Kemi ndërmarr disa reforma që kanë të bëjnë me stafin, me përgjegjësin e çdo njërit, mund të them se kemi një staf profesional, të përgatitur mirë”, ka thënë Pacolli për RTK-në.
Në lidhje me njohjen e Kosovës nga Madagaskari ai u shpreh se i është shumë mirënjohës këtij shteti. “I jam shumë mirënjohës Madagaskarit, për heshtjen që u thye kur ai pas një pauze të gjatë njohjesh, dorzoi notën verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe atë m’u në kohën kur ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë konferencës së frankofonisë në Paris, paralajmëronte se shumë vende do të tërhiqnin njohjet për Kosovën. Jemi duke punuar me disa shtete të mëdha të Afrikës që të na njohin edhe pse edhe Serbia po punon shumë në parandalimin e njohjeve të Kosovës”, tha Pacolli.
Sipas tij, oferta nga Serbia për mosnjohjes së Kosovës po rritet dhe se ata ofrojnë shumë benifite për vendet që nuk e njohin Kosovën. (J.V/Faxweb)