Ish ministri i Shëndetësisë Numan Baliqi është përfshirë në një skandal s*ksual kur shërbente në Spitalin e Pejës ku dyshohet se ka ngacmuar një nënë 23 vjecare që kishte shtruar vajzën. Pasi vizitoi vajzën, ai e ftoi nënën në zyrën e tij me justifikimin se do i tregonte pajisje për shërimin e vajzës e cila prej 16 ditësh qëndronte në spital.
Ndonëse tentoi të largohej, nuk ia doli pasi mjeku e mbylli brenda me zor. “Më kapi përdore dhe më mbylli brenda me zor. E mbylli derën dhe fiku dritën. I thashë hape derën se thirra sigurimin. Siç isha shtrirë, tha dua të bëj matjen e pulsit të zemrës dhe tensionit. Më kapte, duke më ledhatuar. E shtyva, hapa derën dhe ika”, tha ajo.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore, Shkodran Nikci duke thënë: “Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm s*ksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Kujtojmë se në muajin shkurt të vitit të kaluar, Baliq ishte pezulluar nga puna, për shkak se ndaj tij është ngritur aktakuzë për ngácmimi s*ksual.(A.M/Faxweb.al)