Pavioni i Ortopdisë në Spitalin e Lezhës është mbyllur ndërsa një paciente ka rezultuar positive pas testit të bërë për koronavirusin.
Mësohet se pacientja në fjalë ishte operuar disa ditë më parë dhe kishte patur temperature ç’ka ka rritur dyshimet e mjekëve se mund të ishte e infektuar.
Nga ana tjetër, stafi mjekësor përshirë edhe sanitar janë vendosur në karantinë ndërsa u janë marrë tamponët dhe tashmë janë në pritje të rezultateve.
Ashtu siç është bërë e ditur nga radhët e bluzave të baradha të Spitalit Rajonal Lezhë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dy infermiere dhe një sanitare.
Pesroneli dhe pacientët janë vendosur në karantinë ndërsa është mbyllur përkohësisht reparti i Ortopedise pasi aty është operuar një e moshuar e cila më pas ka shfaqur shenja anomalie, gjë që ka detyruar stafin mjeksore që ti bëjnë testin, nga analizat e të cilit e moshuara ka rezultuar pozitive.
Për pasojë reparti Ortopedise pas mbylljes së përkohshme, po dezinfektohet. I mbyllur qëndron edhe reparti i Pediatrisë pasi aty ka shërbyer infermierja apo sanitarja që tashmë janë të infeltuara.
Një denoncim i fortë është bërë publik dje nga ish-kryeministri, Sali Berisha i cili ka publikuar një mesazh të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar që tregon se pas konstatimit me koronavirus të 4 rasteve, 3 prej të cilëve staf mjekësor dhe sdanitar në repartin e patologjisë, në Lezhë ky i fundit është mbyllur.
Referuar Berishës, qytetari tregon se pacientët e tjerë dhe stafi mjekësor janë trensferuar në pavionin e kirurgjisë ndërsa shton se rrezikohen shumë persona të tjerë pasi asnjërit prej tyre nuk i është bërë testi.
Denoncuesi vijon më tej duke pohuar se, disa prej tyre kanë kërkuar të bëjnë teste por u është komunikuar se pa shfaqur shenja nuk është gjë që bëhet.
(F.GJ/FAXWEB.AL)