Në rrjete sociale po qarkullon një video, në të cilën shihen përkrahësit e deputetit të zgjedhur të Partisë Socialiste, Ornaldo Rakipi, duke festuar masivisht në ambientet e një Clubi.
Në një kohë kur masat anti-Covid dhe ora policore janë ende në fuqi, rinia socialiste përkrahëse e një debuteti të dal nga fundi i listës së PS-së, ka zgjedhur të festojë fitoren në kundërshtim me ligjin.
Pa maska dhe pa ruajtur asnjë masë të distancimit social të rinjtë shihen mjaft të lumtur për përfaqësimin e tyre më të ri në parlamentin shqiptar me një deputet të dal nga hiçi.
Rakipi i ndodhur në vendin e 30 të listës së Partisë Socialiste, mundi të mblidhte 15658 vota personale duke surprizuar të gjithë dhe duke rrëmbyer karrigen e një deputeti në listën e sigurt të të majtëve.
View this post on Instagram