AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Pa reformuar PD-në me rrënjë, Rilindja nuk bie”, thirrja e fortë e Kullurit: U takon demokratëve…

Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i njohur për qëndrimin e tij kritik nga kryetarit të PD-së Lulzim Bashës, u ka bërë thirrje demokratëve për “rrëzimin e arrogances së kryetareve, oligarkëve, krimit dhe korrupsionit masiv.”

Në një postim në Facebook, Kulluri shkruan se “per fat te mire a te keq u takon demokrateve ta nisin prape kete beteje! Me fjale, debat, veprim dhe reformim! Pa reformuar PD me rrenje, muri do jete prape aty. Rilindja nuk bie vete!”

“Pa reformuar PD me rrenje, muri do jete prape aty. Rilindja nuk bie vete!”- shkruan ndër të tjera Kulluri.

Murin e Berlinit e rrezuam, kurse murin e arrogances se kryetareve, oligarkeve, krimit dhe korrupsionit masiv na doli per detyre pas 29 vitesh per ta rrezuar! Edhe atehere dhe sot pa fuqine me te madhe demokratike ne bote nuk e rrezojme dot! Por pa ndihmen e shqiptareve edhe ata s’e rrezojne dot! Per fat te mire a te keq u takon demokrateve ta nisin prape kete beteje! Me fjale, debat, veprim dhe reformim! Pa reformuar PD me rrenje, muri do jete prape aty. Rilindja nuk bie vete! Ndarja e pushteteve, kufizimi i autoritetit absolut te kryetarit, gara e ndershme, konkurenca e ideve, rivaliteti i ndershem mes njerezve nga seksioni ne kryesi, transparenca financiare(shkeputja e lidershipit nga interesat ekonomike me oligarket) duhet te behen realitet ne PD qe te kemi besimin e shoqerise per te qeverisur neser me mire! Farsa e sotme me parrulla “revolucionesh imagjinare” nuk con askund pervecse ne rrugen “dje ishim nje hap nga gremina, sot hodhem hapin e fundit”!”– shkruan Kulluri.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *