Prej disa orësh, qytetet në jug të vendit vuanin mungesën e energjisë elektrike. OSHEE bën me dije se defekti është riparuar dhe energjia elektrike është rikthyer.
“Eshte rikthyer energjia elektrike ne zonen e jugut
Kujtojme se nje defekt i linjes 220 kV i OST la pa tension disa nenstacione te OSHEE duke sjelle kufizim te energjise ne disa rajone
Por tashme situata eshte drejt normalizimit, dhe pothuajse te gjitha zonat kane marre energji brenda 30 minutash”, njofton OSHEE.
Në fakt mungesa e energjisë elektrike është një problem serioz këtë sezon veror, por edhe për bizneset në qytetet bregdetare, për shkak se turistët mund të largohen. (D.D/Shuplaka)