Lidhur me ndotjen e lumit Osum, i cili ka marrë ngjyrë të zezë ditët e fundit, ka reaguar deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
Ai thekson se pas 8-vitesh qeverisje, Partia Socialiste ka përfunduar ”projekti” që u mundëson qytetarëve të majtë të Beratit, ujë të ndotur, bagëti të ngordhura, derdhjet e mbeturinave në qendër të qytetit të Beratit.
Maliqi shton se kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë jo vetëm në Berat por edhe më gjerë. ”Pas 25 Prillit 2021, kësaj situate do ti jepet zgjidhje nëpërmjet votës së qytetarëve”, përfundon Maliqi.
Postimi i plotë i deputetit, Lefter Maliqi: ‘Ishulli përrallor i Osumit, fytyra e vërtetë e Rilindjes së Ramziut’ Mirëmëngjes! Me këto pamje nga ‘ishulli spektakolar i Osumit’ në Berat, urojmë shporrjen e Rilindjes më 25 Prill.
‘Investimi strategjik i Rilindjes, mundësoi që pas 8 vitesh qeverisje, të përfundojë projekti që u mundëson qytetarëve të majtë të Beratit; ujë të ndotur, bagëti të ngordhura, derdhjet e mbeturinave, pikërisht në mushkërinë e qytetit të Beratit, Osum’.
Të dashur miq! Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes, jo vetëm në Berat. Ky është shembulli i faktuar që dëshmon premtimet e pambajtura dhe talljen me qytetarët, të Rilindjes së krimit dhe korrupsionit.
Si këto pamje, do përfundojë edhe qeveria helmuese e Kryemafiozit, më 25 Prill, sepse vetëm kështu do të nisë shërimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve nga sëmundja mavi që i ka infektuar që në 2013-ën.