Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaShëndetiTe FunditTe Gjitha

E ndërpreu pandemia si proces, Osmani njofton rifillimin e vaksinimit të fëmijëve në Kosovë

Kosova është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në rajon ku numrat e personave që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 kanë qenë relativisht të larta por ditët e fundit duket se ka rënë kurba pandemike në vend.

Kosova ka filluar rihapjen ku Prishtina e para ka dalë nga karantina.

Në lidhje me situatën pandemike dhe një tjetër proces që ndërpreu pandemia ka reaguar edhe Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani. “Bëhet fjalë për praktikën e imunizimit/vaksinimit të fëmijëve duke e ndërprerë atë për gati dy muaj. Këto ditë, kur shkenca e ka kthyer vëmendjen në zhvillimin e vaksinës së re kundër COVID-19, ne duam të kujtojmë se rëndësia e imunizimit të femijëve mbetet jetike për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme”,- tha Osmani.

Postimi i plotë

“Edhe pse në kushte jo të mira e në një sistem shëndetësor me shumë sfida, punonjësit tanë shëndetësor me të drejtë po cilësohen si heronj që po shpëtojnë jetë në këto kohë të rënda. Prandaj, dua t’i falënderoj edhe një herë që të gjithë për vullnetin, punën e këmbënguljen e tyre për ta vazhduar betejën ndaj pandemisë dhe, shpresoj shumë, për ta fituar atë së shpejti. Megjithëse, pjesë e një sektori shëndetesor të lënduar ndër vite, me kurajon dhe angazhimin e tyre, ata e mundësuan menaxhimin e situatës me pandeminë dhe e ruajtën të gjallë shpresën.

Sfidat të cilat i solli pandemia, ndër të tjera, kanë prekur edhe praktikën e imunizimit/vaksinimit të fëmijëve duke e ndërprerë atë për gati dy muaj. Këto ditë, kur shkenca e ka kthyer vëmendjen në zhvillimin e vaksinës së re kundër COVID-19, ne duam të kujtojmë se rëndësia e imunizimit të femijëve mbetet jetike për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Për këtë arsye, sot, së bashku me shefin e UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin, vizituam qendrën e imunizimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ulpianë, për të parë nga afër rifillimin e vaksinimit të fëmijëve, proces i cili do të zhvillohet në 60 qendra gjithandej Kosovës.
Tashmë janë vendosur kontaktet me prindërit për të vazhduar me praktikat e vaksinimit. Ne duam që ta zgjerojmë edhe listën e vaksinave për femijët, për ta përafruar orarin dhe gamën e imunizimit me shtetet e zhvilluara. Vaksinimi shpëton jetë.

Investimi në shëndetësi është investim në një të ardhme të shëndoshë”.

 

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *