AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Orteku merr me vete skiatorët, shënohen 3 viktima, mes tyre 2 të mitura

Një nënë e re, vajza e saj 7-vjeçare si edhe një e mitur tjetër kanë mbetur të vdekura pas një oreteku që goditi malet italiane.

Ato ishin duke bërë ski në pistën Val Senales në Trentino Alto Adige në momentin kur orteku i borës i përmasave të mëdha u dha fund jetëve të tyre.

Sipas mediave italiane, një prej vajzave të mitura u nxor e gjallë fillimisht nga masivi i borës, por ndërroi jetë më vonë në spital. Ndërkohë, në spital janë edhe një 11-vjeçar bashkë me të atin, të cilët po ashtu janë lënduar nga orteku.

(M. I./ Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *