Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Orizi i ringrohur mund t’ju hèlmojë nëse nuk bëni këtë veprim

Duke ngrënë oriz të ringrohur, mund të hèlmohesh. Nuk është problemi te ringrohja, por te mënyra si është ruajtur orizi pasi është gatuar.

Edhe pse të gjesh pak pilaf të gatuar në shtëpi, është kënaqësi e madhe sepse mjafton ta ngrohësh e t’i shtosh diçka tjetër që të pëlqen dhe e ke gatin vaktin, e vërteta është që orizi, kur rri disa orë i gatuar, mund të bëhet shumë i dëmshëm.

Orizi i pagatuar përmban spore, qeliza që riprodhohen shpejt, të bacilit cereus, një lloj bakterieje që mund të shkaktojë hèlmim nga ushqimi, e cila mund të mbijetojë edhe pasi orizi është zier. Dhe nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi është zier, sporet mund të shndrrohen në baktere, që do të shumëfishohen dhe mund të prodhojnë toksina që shkaktojnë të vjella dhe diarre.

Si pasojë, sa më gjatë lihet orizi në temperaturën e dhomës, aq më shumë mundësi ka që bakteret ta shndërrojnë në një ushqim të rrezikshëm për të konsumuar, kështu që është shumë e rëndësishme ta ruani në mënyrën e duhur nëse keni ndër mend ta ngrohni më pas.

Për të ulur rrezikun e hèlmimit nga orizi, së pari, shërbejeni sapo është gatuar dhe vendoseni në të ftohtë sa më shpejt atë që ka mbetur. Shërbimi Kombëtar i Shëndetit të Anglisë, NHS rekomandon brenda një ore. Ju mund ta mbani në këto kushte orizin në frigorifer para se ta ringrohni, por jo më shumë sesa një ditë.

Duhet shtuar që duhet të keni kujdes që orizi të nxehet shumë kur ta ringrohni dhe të mos ta ringrohini kurrë më shumë sesa një herë.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.