Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetSociale

Oriola Pampuri: Shqiptarët të varur nga…

Oriola Pampuri psikologe dhe pedagoge shpjegon në mënyrë të detajuar disa nga varësitë kryesore të cilat prekin shqiptarët.

Në aktivitetin e Ditës kundër Robërisë Pampuri thotë për ”Ora Neës” se robëria na bën të harrojmë gjithçka.

”E para është robëria intelektuale, përpjekje të vazhdueshme për të punuar gjatë në punë, me qëllim ngritjen në karrierë, ose kushtëzimi nga faktorë ekonomikë sociale.

Harrojmë gjithkënd tjetër duke filluar që nga ana sociale që në një farë mënyre na plotëson, ana familjare që është më e rëndësishmja që na formëson dhe mbetemi gjatë gjithë kohës të përkushtuar punës dhe impenjimeve, dhe nuk themi kurrë jo dhe duke mos thënë kurrë jo, atëherë biem pre e robërisë. Kjo është robëria intelektuale.  ”, është robëria e parë, thekson psikologia.

Robëria e dytë, sipas pedagoges është ajo shpirtërore, më tej ajo fizike.

”Robëria shpirtërore është ajo robëri fal të cilës ne lidhemi me dikë, dhe harrojmë gjithçka tjetër. Robëria fizike qëndron në dy drejtime.

Mund ta marrim në dy kahe. Është robëria falë së cilës duam të kemi një person prezent dhe kërkojmë të shndërrohemi në posesiv dhe robëria tjetër është robëria e të gjithë atyre femrave që fizikisht bien pre e shfrytëzimit.”, përfundon psikologia.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *