Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Zjárri në zyrën e tenderave tek Ministria e Shëndetësisë, Pampuri: Nuk ka trillim! SPAK ka qenë i njëanshëm

Ish-deputetja Oriola Pampuri ka deklaruar se SPAK ka qenë i njënashëm në denoncimet që ka bërë PD, por mbetet për tu parë si do të shkojë hetimi për zjárrin tek Ministria e Shëndetësisë.

Duke folur për “Fax News”, Pampuri tha se ministrja Manastirliu e mohoi me paturpësi zjárrin që dògji dokumente të rëndësishme të tenderave sekretë.

“Me datë 15 prill, në orën 18:00 na është referuar një zjarr që ka rënë pikërisht në zyrën e tenderimeve sekretë, të cilën ministrja me një lloj paturpësie e hodhi poshtë duke thënë që nuk ka rënë asnjë zjarr. Në fakt nuk është trillim se posedojmë dhe email që vjen nga Ministria e Shëndetësisë i cili i bën thirrje që të jenë të kujdesshëm me aparaturat elektrike, të jenë të kujdesshëm ti fikin sepse brenda kësaj zyre janë gjetur dokumente të shkrùmbuara.

Dhe ky është një dokument, një email, i cili është zyrtar dhe ka dalë po nga ministria e Shëndetësisë nga punonjësit përgjegjës për mirëmbajtjen elektrike. nga e gjithë kjo situatë, nuk ka ende një person para përgjegjësisë. Në këto dy muaj, buxheti i shtetit është shfrytëzuar në mënyrë maksimale për të arritur qëllimet korruptive të qeverisë, megjithëse është një ndër skandalet që ka ndodhur këto dy muaj. PD do ti shkojë deri në fund kësaj  çështje për të nxjerrë para drejtësisë personat përgjgjës. Ne duam vetëm të vijojë hetimi. Deri më sot, SPAK është i njëanshëm dhe nëse do të kishte hetuar, sot do të kishte persona para drejtësisë. Kemi denoncuar me fakte dhe nuk u mor asnjë masë për të vijuar hetimin ndaj tenderave, do të shohim si do të vijojë hetimet SPAK për çështjen në fjalë”, tha Pampuri.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *