Kandidatja e Partisë Demokratike për deputete në Tiranë, Oriola Pampuri dha një intervistë për Fax News ku i bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar akoma të dalin në votim për shkak se bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Pampuri foli në një nga qendrat e votimit të zonës që mbulon ajo në Tiranë. Ajo u shpreh se deri më tani procesi ka qenë i qetë dhe nuk pasur probleme.
“Ato si të thuash ato denoncimet i kemi bërë para kësaj dite. Unë sot kam vizituar zonën time. E ripërsëris qetësi dhe pjesmarrje masive. Asgjë tjetër nuk kemi identifikuar, sapo t’i identifikojmë do t’i denoncojmë. Deri më tani procesi ka ecur mirë. Deri në fund të procesit, ajo që presim është të votojnë ata që kanë mbetur pa votuar. Thirrja për ata që nuk kanë votuar është që të shkojnë për të ardhmen e fëmijëve tuaj,” tha Pampuri.
(E.H/Faxweb.al)