Oriola Marashi dhe Eros Grezda u kthyen shpejt në një nga çiftet më të komentuara në media.
Ata e kaluan karantinën së bashku dhe dukej se çdo gjë po shkonte perfekt mes çiftit. Por një veprim i tyre i fundit lë të kuptohet se ata mund të jenë duke kaluar në ndonjë krizë.
Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ dhe vitet e fundit rrjetet sociale tregojnë shumë për një raport.
Megjithatë na mbetet të presim për të parë në vazhdim nëse është thjesht një grindje momentale apo diçka më shumë.