Policia norvegjeze ka gjobitur kryeministren e vendit, Erna Solberg, pasi theu masat e vendosura nga pandemia e COVID-19, duke organizuar një festë familjare me rastin e ditëlindjes së saj.
Reuters shkruan, se kryeministres i është vendosur një gjobë me vlerë 2.352 dollarë, për shkeljen e masave anti-Covid.
Kryeministrja kërkoi falje muajin e kaluar për organizimin e festës për ditëlindjen e saj të 60-të.
Megjithatë, policia nuk e ka kursyer këtë herë kryeministren e tyre, duke theksuar se shkëputja e zinxhirtit të infeksionit është më i rëndësishëm se rëndësia e një personi, në këtë rast, kryeministres Solberg.
(E.H/Faxweb.al)