Organizata Botërore e ushqimit FAO ka dhënë alarmin se 6% e familjeve në periferi të Tiranës janë në pasiguri të plotë për të siguruar ushqim, ndërsa kjo shifër arrin në 13% në zonat rurale.
FAO jep alarmin se fëmijët janë më të prekurit sepse kequshqyerja dëmton zhvillimin e tyre fizik dhe mendor. Situata kërkon sipas saj futjen me urgjenvë të programe për ushqimin ne shkolla.
FAO thotë se po punon me partnerët kombëtarë, duke studiuar mjedisin legjislativ dhe politikën për programin e ushqimit në shkolla dhe ka rishikuar përvojat në mbarë botën. FAO ka prodhuar materiale informuese, ka organizuar sesione të ndërgjegjësimit dhe ka studiuar mundësinë e përfshirjes së prodhuesve vendorë dhe të familjeve lokale si furnizues të ushqimit.
Gjithashtu, është kryer një sondazh i gjerë në vend për të vlerësuar njohuritë, qëndrimet dhe praktikat e të ushqyerit midis nxënësve, prindërve, mësuesve dhe autoriteteve lokale. Së fundi, ai vlerësoi nivelin e ushqyerjes së fëmijëve shqiptarë në bazë të të dhënave antropometrike.
FAO thotë se ka rënë dakort me Ministrinë e Bujqësisë në Shqipëri për të prezantuar programet e ushqimit në disa shkolla të Tiranës dhe në tre komuna të tjera që kanë dalë vullnetarë për të pilotuar programin. Iniciativa pilot është mbështetur dhe nga një fond prej 200 mijë dollarësh I qeverisë hungareze.
(E.K/FAXWEB.AL)