Arturo Vidal është më pranë Interit dhe tashmë kemi hyrë në orët deçizive! Kiliani, sipas raportimeve nga Cadena COPE, është në Ciutat Deportiva për të zbrazur dollapin dhe për të përshëndetur shokët e tij të skuadrës.
Mesfushori nuk u stërvit me grupin, por veçmas. Nisja e tij për në Milano është caktuar për pasdite. Vidal do të udhëtojë në një fluturim privat.
Në mëngjes priten vizitat mjekësore me zikaltërit dhe më pas firma në kontratë. Mesfushori do të kryejë edhe testin anti-Covid, teksa më pas do të bashkohet me ekipin e Contes në stërvitje.
Interesi i Barcelonës është aq i madh për të hequr qafe Vidal, saqë, sipas RAC1, ai do të ishte i gatshëm ta transferonte atë te Inter Milan për 500,000 euro plus bonus.