Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Ore po ky do palosur vërtet”, Zogu i lexon fatin Gaz Pajës, plasin të qeshurat në sallë

Aktori Gazmend Paja njihet nga të gjithë për humorin e tij dhe për faktin se gjithmonë shkakton të qeshura.

I ftuar në emisionin “Ditë e re”, në Ora News, aktori ka shkëmbyer batuta me Hermes Nikajn, ose siç njihet ndryshe Zogu i Tiranës.

Zogu i bëri një “parashikim fati” Pajës dhe të gjithë u shkrinë së qeshuri.

“Ore po ky do palosur vërtet. Qenka i saktë fare!”- është shprehur Gazmendi, pasi mesa duket parashikimi rezultoi i saktë.

Më tej Zohu itha se do të ketë edhe një telefonatë interesante që presupozohet që Paja ta marrë pas orë 12 në mesnatë dhe përgjigja e aktorit ishte:

“Ej, po mos merr pas 12-s…..Nejse, vishu mirë, se fillon e ftohet nga 10-a.”

Gazemndi më pas foli për projektin e radhës, një dramë titulluar “Darka e Lamtumirës që pritet të shfaqet nesër në “TKE” ku trajtohet tema sociale e mosgjetjes së kohës për partnerin, duke e mbushur ditën me miq të shumtë.

Paja shprehet shumë optimist për rrugën që ka marrë arti shqiptar dhe e mbylli intervistën e tij me një këshillë nga i famshmi Robert De Niro për studentët e rinj:

“I madhi De Niro thoshte:  Të jesh prezent! Mos përto, çohu, lëviz, provo”

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *