Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Orë kritike për Andi Malokun, shoferi i prokurorit është i vetëdijshëm, ka marrë plumba në të dyja mushkëritë

Vijon të jetë në gjendje të rëndë për jetën shoferi i prokurorit Arjan Ndoja, Andi Maloku, i cili ka marrë disa plumba, e megjithatë ende nuk i është nënshtruar ndonjë operacioni.

“Andi Maloku është i vetëdijshëm dhe ka plumba në të dyja anët e mushkërive, ai vijon të jetë në orë kritike për jetën, ndërsa është i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit, për shkak se ka marrë një plumb në zonën e shtyllës kurrizore”, raporton gazetarja e Fax News Denisa Mahmutaj nga spitali i Traumës në Tiranë.

Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që tre të plagosurit ti shpëtonin vdekjes.

Në ambientet e spitalit të Traumës ka ende punonjës të policisë që qendrojnë në derën e reanimacionit, ku qendron i intubuar Andi Maloku.

Kujtojmë se më herët është zbardhur dhe dëshmia e prokurorit Arjan Ndoja, i cili pretendon se nuk ka qenë objektiv i atentatit, pasi atë porositësit mund ta gjenin kudo. (Lexo edhe ketu) 

Andi Maloku është një ish-punonjës i policisë së Krujës, ndërsa nëna e tij vuri dje kujën në ambientet e spitalit të Traumës, ku sipas saj i biri po humbtte jetën e tij për 300 mijë lekë.

VIDEO/ Momenti kur nëna e shoferit të Prokurorit Ndoja mbërrin në spital: Po jep jetën për shkak të një rroge

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *