Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Ore do të tërhiqesh apo jo, se qenke i çuditshëm”, Prençi përplaset me Çuçin: Ke ngatërruar profesion

Në mbledhjen e somte të qeverisë, kryeministri Edi Rama ngarkoi ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, si njeriun që do të drejtojë operacionin për fatkeqësinë natyrore të shkaktuar nga tërmeti.

Në një lidhje nga terreni mbrëmjen e sotme në “Open”, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi është përplasur me ish- kreun e Emergjencave Civile, Shemsi Prençin, i cili e sheh me rezerva rolin e Çuçit në këtë detyrë.

Prençi i kërkoi ministrit vendimin për objektet që duhet të shemben në Durrës, duke i thënë se aktualisht nuk e ka dhe se nuk është për atë profesion.

Pjesë Debati:

Prençi: Është procesvebal konstatimi dhe jo vendim ajo që ke në dorë

Çuçi: Ore do të tërhiqesh apo jo?!

Prençi: Ore nuk ka, cilat ndërtesa do të shemben?

Çuçi: Dëgjo se qenke i çuditshëm! Sipas rasteve të konstatuara rast pas rasti, ky është vendimi për vendosjen e shembjes së ndërtesave…

Prençi: Cili objekt… Vendimi bëhet për objekte të veçanta dhe kjo që thua ti është abuzim. Keni ngatërruar profesion.

Çuçi: Nuk kam nge të merrem me lloqe kot. Unë sjell vendimin, ju thoni nuk është vendimi

Prençi: Me thoni një objekt, se thua se nuk e ke.

Çuçi: Do ta sjell…

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close