Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Orë ankthi në Athinë, anarkistët përleshen me Policinë

Athina mbrëmjen duke u gdhirë dita e sotme ka përjetuar sërish orë ankthi. Kjo pasi u rikthyen përleshjet mes anarkistëve dhe forcave të policisë.

Sipas autoriteteve, një grup të rinjsh sulmuan forcat e policisë në zonën e lagjes rebele “Eksarqia”. Ata hodhën gurë dhe kokteile molotov, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Përleshjet vazhduan për disa orë dhe përfunduan rreth orëve të para të mëngjesit. Prej sulmeve të anarkistëve, disa makina u dëmtuan, ndërsa policia thotë se nuk ka asnjë të plagosur dhe gjithashtu asnjë të ndaluar nga radhët e anarkistëve.

Situata në kryeqytetin grek u normalizua rreth orës 5 të mëngjesit. (E.K/FAXWEB) 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *