AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ore a do bëhemi njerëz”, shpërthen Bes Kallaku për ndihmat: Haram e mallkuar kush përfiton (FOTO)

Me qindra e mijëra shqiptarë janë sensibilizuar me ngjarjen tragjike të 26 Nëntorit ku deri më tani është raportuar për 50 jetë të humbura dhe mbi 900 të plagosur, ndërsa kjo është përkthyer me ndihma në ushqime, veshmbathje por edhe donacione në para.

Ndërkohë mbetet shqetësues fakti se ka deklarata që provojnë se në disa rtaste po bëhen abuzime me shpërndarjen e tyre ndaj njerëzve në nevojë, e për këtë ka reaguar edhe aktori Bes Kallaku.

Ore a do bohemi njerëz ne edhe në të tilla ditë. Atë që kallëzoj edhe Noizy po ndodh gjithandej. Haram edhe mallkuar kush përfiton nga kjo situatë”, ka shkruar aktori

Diçka të tillë e ka bërë të ditur reperi Noizy ditën e djeshme, por përmes një statusi në Instastory, ka reaguar i revoltuar edhe Bes Kallaku i cili tregon se ka marrë informacione për shpërdorime të ndihmave gjithandej.

Ndërsa në një tjetër postim aktori bën thirrje për transparencë teksa tregomn se në Bubq për150 familje janë dërguar vetëm 30 çadra.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

BILD publikoi një shkrim ku aludohej se PD ka lobuar me qindra mijë dollarë kundër integrimit të Shqipërisë dhe pa mbushur 24 orë e fshiu nga serverët e saj:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *