AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Opozita rrethon Kuvendin në 6 pika kyçe, mister pjesëmarrja e Bashës. Betohen dhe tre deputetë të rinj

Partia Demokratike ka thërritur sot një tjetër protestë që përkon dhe me seancën që do të zhvillohet në Kuvend. Kjo është protesta e 6-të e organizuar nga PD-ja dhe LSI-ja që prej djegies së mandateve.

Edhe sot ka pasur një organizim të qytetarëve nga rrethet, po burimet bëjnë me dije se pjesëmarrja pritet të jetë më e vogël, se në protestën e 16 Marsit. Mister mbetet ende nëse në protstë do të jetë apo jo kryedemokrati Basha, pasi ai gjendet prej disa ditësh në takime në Bruksel, ku mes të tjerave ka takuar dhe kryetaren e CDU-së.

Ndërkohë në Kuvend do të mbetohen sot tre deputetë të rinj, që vijnë nga radhët e LSI-së, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, të cilët më herët kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Fax News publikoi dje dhe skenarin që do të ndjekë opozita në protestën e sotme, ku synohet rrethimi i godinës së Parlamentit.

Një zyrtar i lartë i opozitës e konfirmoi këtë, duke thënë se plani ka për qëllim të paraqesë një parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.

Sipas hartës, e cila u është shpërndarë disa përfaqësuesve të PD, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

Ndërkohë që për protestën Policia e Shtetit, prej 24 orësh, ka kaluar në gjendje gatishmërie dhe ka hartuar një plan të detajuar masash për mbrojtjen e godinës së Kuvendit të Shqipërisë.

Gardhi me kangjella i dëmtuar në protestën e 16 marsit është forcuar me hekura dhe beton, ndërkohë që një tjetër kordon hekuri do të përcaktojë ‘vijën e kuqe’ që s’duhet kaluar nga protestuesit.

Pritet që njësoj si një javë më parë, deputetët e maxhorancës, por edhe prurjet e reja të opozitës, të hyjnë në seancë nga pedonalja e Tiranës, e cila do të jetë e rrethuar e gjitha me efektivë të Policisë

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *