Avokati Genc Gjokutaj ka qenë në emisionin “Pushteti” në ekranin e FaxNews, i lidhur në Skype nga ku ka folur në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot në protestën e opozitës. Gjokutaj është shprehur se kjo ngjarje duhet të hetoet dhe të vërtetohet çdo deklaratë e policisë në lidhje me gjëndjen e tij mendore.
Gjokutaj gjithashtu tha se opozita respektoi perimetrin e sigurisë dhe rregullat e protestës duke shmangur incidentet pavarësisht se u provokua.
Gjokutaj: Opozita respektoi perimetrin e sigurisë. I vetmi person që dëshironte dhunë ishte kryeministri. Dhuna do të ndodhte vetëm në opozitë dhe nuk do e prekte fare samitin. Kjo ngjarje që ka ndodhur sot është inskenuar për të irrituar turmën, të thyente kordonin e policisë. Rama nuk arriti dot qëllimin që i kishte vënë vetes.
Ndodhi një goditje me tritol ndaj një subjekti, iku kjo histori. Sot goditet kryetari i opozitës, sigurisht opozita do përshkallëzoj sepse nuk do rrijë në rrugë ta trajtoj Edi Rama si të dojë duke e goditur.
Shikoni se çfarë ka ndodhur, ky skenar është tipik me këtë djalin që është i çmendur. Kjo ka ndodhur dhe më para, një ngjarje e tillë mund të zbulohet. Policia nuk ka dhënë asnjë transparencë, ku ndodhet celulari i këtij personi, ku ka fjetur mbrëmë ky person. Nëpërmjet celularit del ku ka lëvizur dhe me kë ka komunikuar ky person. Kjo sdo të thotë se ky mund të vrasë e të presë e të justifikohet me problemet mendore që ka. Duhet bërë një ekspertim mjeko-ligjor nëse është i çmendur vërtet apo jo. Duhet hetuar çdo gjë në lidhje me të.