Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Opozita parlamentare i jep ”bekimin” tenderit për tamponet: Të bëhen nga 2 mijë testime në ditë, ja çfarë po i vrèt shqiptarët

Deputeti i opozitës Halit Valteri ka kërkuar sot në Kuvend që të rritet numri i testimeve që kryhen për Covid 19, dhe të shkojnë deri në 2-3 mijë të tilla në një ditë. Valteri tha se rritja e testimeve duhet të bëhet qoftë edhe përmes tenderave, se ajo që po i vrèt më së shumti shqiptarët është frika.

“Duke parë situatën tejet të rënduar të COVID-it dhe shtimin e rasteve në spitale, do ju lutesha si drejtues i këtij parlamenti, të bëjmë ligj, VKM apo ctë jetë, sa më shumë testime, të bëhen një mijë apo 2 mijë testime në ditë, qoftë edhe me tender. Shqiptarët nuk po i vrèt vetëm COVID, por pakujdesia dhe frika. Zoti Balla ti bëjë një kërkesë qeverisë që të bëjë 2-3 mijë testime në ditë” tha ai.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se ka një plan të fshehtë nga Komiteti i Ekspertëve që kryerja e tamponeve të bëhet përmes një partneriteti publik dhe privat, vendim i cili duket se merr dhe bekimin e opozitës parlamentare.

Dje u zbulua plani i qeverisë, për të dhënë me koncesion testimin për COVID-19, përmes partneritet publik-privat. Deklarata është bërë nga deputetja socialiste Klodiana Spahiu, pjesë e komisionit të shëndetësisë. Ajo pohoi për Euronews Albania, se Komiteti Teknik ka hedhur opsionin e ofrimit të këtij testimi me koncesion përmes PPP-ve, njësoj siç u veprua me shërbimet laboratorike.

Por duket se ky vendim po mbahet ende i fshehtë dhe as nuk po konsultohet me specialistët për të parë nëse është rasti, që procesi ti besohet koncesionarëve. Edhe në rastet e mëparshme kur është aplikuar, ky partneritet është shoqëruar me debate të ashpra për favorizime klienteliste, mosfunksionim apo dëme të kapura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Kjo me sa duket është edhe arsyeja e moslejimit të kryerjes së tamponëve nga klinikat apo spitalet private. Gjithashtu ky plan justifikon edhe numrin e ulët të testimeve që po bëhen në popullatë, për të zbuluar rastet pozitive.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *