Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Opozita parlamentare formon partine e re, Valteri nxjerr emrin e saj, kryetar pritet të jetë Murrizi

Vetëm pak pasi dhanë votën e tyre në Kuvend për hapjen e listave, deputetët e opozitës së re duket se po marrin hapa konkretë në krijimin e një partie të re. Grupi demokrat në Kuvend ka gati jo vetëm nismën e re politike, por edhe emrin sesi kjo lëvizje do të quhet.

Ka qenë deputeti Halit Valteri, ai që ka zbuluar se emri i partisë së re është Lëvizja Demokratike Shqiptare, që sipas tij do të jetë forca e ndryshimit. Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare pritet që të jetë Myslym Murrizi i cili edhe dje u shpreh në Kuvend se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të dalin para popullit me fytyrë dhe emër.

“Ndryshimet kushtetuese te dites se sotme i dhane ze si asnjehere tjeter demokracise ne vendin ton. Pasi nga dhe drejta dhe votat buron edhe demokracia.

Sot, si asnjehere tjetërer me pare sollem voten tek qytetari shqiptarët. Zvogeluam fuqine e partise qe mund te jete e centralizuar teresisht brenda nje grupi te vogel te personave qe jane pas afer figurave kyce brenda politikave subjektive.

Sollem mundesine qe votuesi te votoje kandidatin qe do dhe jo ate qe ia komunikon partia. Sollem instuticionet tek qytetari, por edhe i dhame ze dhe forca e qëndrimit perballe qytetarit” shkruan Halit Valteri.

Deputeti ka krijuar hashtagun në fund në postimit #Lëvizja_Demokratike_Shqiptare, duke nënkuptuar krijimin e një partie të re brenda spektrit të djathtë. Edhe më herët, deputeti Halit Valteri ka paralajmëruar hapa konkretë për në muajin shtator, për krijimin e një partie gjithëpërfshirëse.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *