AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Opozita në një tavolinë me Gjiknurin, thumbon Topalli: Ja kështu, u kthyen në krahët e…

Jozefina Topalli edhe pse është tërhequr prej kohësh nga aktiviteti i përditshëm politik dhe mediatik, nuk nguron që hera herës të komentojë zhvillimet që lidhen mes kampeve kundërshtare, ndërsa është qartazi kundër lidershipit të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Marrëveshja e bërë publike sot midis opozitës dhe mazhorancës për të formuar “Këshillin Politik” dhe ku do të vendoset për reformën zgjedhore është komentuar edhe nga nga ish-kryeparlamentarja, e cila e lidh këtë zhvillim me pushimin e çështjes së lobimit rus ndaj kreut të PD-së.

“Ja kështu. Pasi pushtoi “çështjen gjykata”, rikthehen përsëri në krahët e njëri-tjetrit”, shkruan Topalli teksa publikon edhe foto nga takimi, mes përfaqësuesve politikë.

Shfaqja e sotme e opozitës në krah të Gjiknurit, të cilin e kanë akuzuar për shitblerje votash, është pritur me reagime të shumta, që duke se e vënë dhe njëherë tjetër opozitën në një situatë aspak komode, pavarësisht justifikimit të tyre se Reforma në Drejtësi duhet të miratohet sa më shpejt.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *