Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Opozita i dorëzohet sërish presionit ndërkombëtar, ulet në një tryezë me PS-në

Për të dytën herë opozita e bashkuar ka pranuar që të ulet në tryezën për Reformën Zgjedhore, së bashku me mazhorancën dhe me opozitën parlamentare.

Burime bëjnë me dije se njësoj si në tryezën e mbajtur pak javë më parë, PD do të përfaqësohet në këtë tryezë me Ivi Kason.

Tryeza që mbahet të martën do të ketë në fokus financimin e partive në fushatat elektorale.

Burime nga PD kanë sqaruar për Fax News dhe arsyet e pjesëmarrjes: Tregojmë vullnet për realizimin e reformës, presim të njihemi me axhendën e takimit.

Reforma Zgjedhore është një nga kushtet që BE, dhe veçanërisht Gjermania i ka vendosur Shqipërisë, në mënyrë që të hapë dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit.

Duhet thënë se derimë tani palët politike kanë punuar në drafte të ndara, por mesa duket opozita ka lëshuar terren, edhe në sajë të presionit të shtuar ndërkombëtar.

Vetëm në ditët e fundit, në zyrën e Bashës kanë qenë ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Britanisë dhe Gjermanisë ç’ka dëshmon se diskutimet e tyre po japin frytet e para.

Opozita parlamentare e kryesuar nga deputetja Rudina Hajdari ka hedhur askuza në drejtim të PS-së dhe PD-së që sipas saj kanë bërë një marrëveshje të fshehtë për të mos ndryshuar sistemin, që ka qenë një nga kushtet e opozitës së re për të votuar Reformën Zgjedhore.

Pritet që të shohim në vijim qasja që do të kenë të gjitha partitë politike për ndryshimin e sistemit.

(E.K/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close