Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një konference për media të mbajtur ditën e sotme nga Presidenca, hodhi akuza të forta mbi qeverinë në lidhje me përdorimin e të dhënave personale në funksion të fushatës së PS-së.
Meta gjatë fjalës së tij pohoi se opozita do të marrë 90 mandate. Sipas tij shumë gazetarë dhe analistë nuk i besojnë deklaratat e tij, por ashtu sikurse ndodhi me parashkimin e tërmetit ashtu do të ndodhë edhe me parashikimin e tij të radhës theksoi presidenti.
“Edhe unë do të vazhdoj punën time. Unë e besoj që syri.net nuk e beson Presidentin. Unë ia kam dhënë sondazhet dhe Çimit, opozita mbi 90 mandate.
Mbani mend që opozitra do të marrë mbi 90 mandate. E para, si mund t’i thuash njerëz që do të bllokohet vaksinimi. E dyta e ka detyrim këtë gjë.
Ashtu shkruan dhe disa kolegë kur u thash për tërmetin ‘u çmend ky’, po kur ra tërmeti, tha mos i thoni Presidentit që ka viktima. Mirë që erdhën ato qentë e FSK dhe shpëtuan ato 20 të tjerë, që mund të kishin ikur nga kjo botë.
Mos më detyroni t’ua them, por opozita merr mbi 90 mandate. Mos u habisni po ju tha se po nuk votuat PS, se tani nuk thotë më Rilindje, nuk do dalë më dielli.
Thelbi i konferencës janë pyetjet, mund të kemi cdo 2-3 orë konferenca, çdo ditë vijnë fakte të reja tronditëse. Do të tronditet Evropa, kur ta marrë vesh këtë akt të rëndë, që ka ndodhur. Do keni gjëra konkrete. Ju e dini, unë nuk zhgënjej. Sovrani triumfon më 25 prill. Nuk bëhet beteja këtu as për Edin, as për Ilirin, as për askënd, këtu bëhet për shqiptarë”, tha Meta.