Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i cili deklaroi se lolot e Rilindjes kanë manipuluar dokumentin e publikuar të raportit të Komisionit të Venecias për shkeljen e kompetencave të presidentit.
Rama në një postim në Facebook, të shoqëruar dhe me një foto shkruan për tre përfundimet thelbësore të Komsionit të Venecias ku sipas tij konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershori.”
Në asnje fjali të qendrimit të tij Rama nuk permendi shkeljen e kushetetutës. Ai i konsideroi dekretet e Presidentit si jo të mbeshtetura ne ligj. Kryeministri theksin e vuri te ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qeeshorit ku mori thuajse të gjitha bashkitë në vend.
“TRE PËRFUNDIME THELBËSORE të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit”.
Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor.
Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.
Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj”, janë tre përfundimet sipas kreut të ekzekutivit.
Në një deklaratë për mediat pak minuta më parë, Tedi Blushi u shpreh se “Dokumenti që Tao Tao, lolot dhe mediat rilindase kanë publikuar dhe shpërndarë me email, sms apo me titra përhapin lajmin e gënjeshtërt se sipas Venecias, “Presidenti nuk mundet të anulojë zgjedhjet pa një konsensus politik.”
Ndërkohë qe Deklarata Zyrtare sipas deklaratës zyrtare për shtyp të Këshillit të Europës, mbi raportin final të Komisionit të Venecias thuhet si më poshtë: “Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se edhe në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, siç është lufta apo katastrofa natyrore, Parlamenti do të duhej të miratojë legjislacion ad hoc (të posaçëm) për të shtyrë zgjedhjet”.– u shpreh Blushi.
Më tej në deklaratën e tij Blushi theksoi se sipas dokumentit zyrtar të raportit të Komisionit të Venecias, versioni final i të cilit do të publikohet në ditët në vijim vëtetohet se “Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”