AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Operacioni për zyrtarët e lartë/ Çfarë po ndodh tek Drejtoria e Policisë Tiranë? Familjarë të shumtë mblidhen në rrugë

Policia e Tiranës është ka zhvilluar një megaoperacion, janë shoqëruar 40 personave që kanë përgjegjësi në ndërtimet në zonën e Vorës, Kasharit dhe Farkës, dhe që pësuan dëme nga tërmeti i 26 Nëntorit ndërkohë detaje të reja janë zbuluar.

Ata janë akuzuar për një sërë shkeljesh dhe abuzimesh me ndërtimet që pësuan dëmtime pas tërmetit Burime bëjnë me dije se derimë tani janë shoqëruar 40 persona, në mesin e të cilëve dhe drejtues të këtyre komunave, si dhe shefa të urbanistikës.

Mes personave të shoqëruar është dhe ish-kreu i Komunës së Farkës Bardh Plaku, si dhe Luan Beta, ish-shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Vorës. Po ashtu është shoqëruar ish-kreu i Komunës së Kasharit Besnik Fuçia si dhe arkitektja Stela Maze.

Ata akuzohen për ndërhyrje për paligjshme në pallatet e dëmtuara, duke holluar bazamentet mbajtëse të tyre.

Ndërkohë  në ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka prezencë të madhe të personave, familjarë të të ndaluarve por edhe avokatët e tyre.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Një person u rrëmbye në Kamzë në mesditë, në sytë e shumë dëshmitarëve. Sot, pas 11 ditësh policia raporton se ai ka vdekur ditën e pengmarrjes, por nuk po i gjejnë trupin. Çfarë mendoni?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *