Pas reagimit të bërë nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, lidhur me aksionin e policisë, nga ku u arrestuan 11 persona nga klani “Bajri” dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, është kundërpërgjigjur edhe opozita.
Nënkryetari i Kuvendit si përvaqësues i opozitës, njëherësh deputeti i PD-së, Edi Paloka, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa ironizon me ministrin bushati, i drejton atij 5 pyetje.
Paloka shkruan:
“Meqe ministri i Rames vendosi te “flase” dhe po tund flamurin e fitores kunder krimit ne Shkoder, pse nuk i pergjigjet disa pyetjeve te tjera:
– Sa here eshte takuar me Bajrot?
– Sa here i ka perdorur per te kercenuar perfaqesues dhe votues te opozites?
-Sa vota ju ka kerkuar ne zgjedhje qe ti bejne me “menyren e tyre”?
– Sa here ju ka çuar “selam” në emer te Rames?
– Cfare date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?”
(B.B/ Faxweb.al)