Ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Twitter, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj për operacinonin ndërkombëtarë të antidrogës “Goldfinger”, ku ka marrë pjesë dhe Policia dhe Prokuroria Shqiptare.
Sipas Lleshaj një goditje e tillë për shumë kriminel por dhe asetesh kriminale ka bërë që të testohet dhe provokohet njëkohëshisht pjekuria, motivimi dhe besueshmëria në institucionet ligjzbatuese në Shqipëri.
Reagim i Sandër Lleshaj në Twitter:
“Goldfinger”, operacioni i koordinuar nga EUROPOL, ku merr pjesë Policia dhe Prokuroria Shqiptare, godet fort në Europë dhe në Shqipëri. Pjesë e goditjes janë shumë pjestarë të krimit të organizuar dhe sasi të mëdha asetesh kriminale. Kjo goditje e radhës provon pjekurinë, motivimin, besueshmërinë dhe profesionalizmim e lartë të organeve tona ligjzbatuese”.