Një aksion i forcave operacionale është zhvilluar ditën e sotme në Tepelenë.
Bëhet me dije se deri tani janë vënë në pranga 7 persona, mbi të cilët rëndon akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Ndërkohë burime për faxweb kanë zbulaur edhe 5 emrat e personave të ndaluar në kuadër të këtij operacioni.
Është vënë në pranga të policisë, Edi Balla, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi, të tre vëllezër. Dy të fundit janë ndaluar në banesat e tyre. Ndërkohë po ashtu janë ndaluar Agron Manka, nga Këlcyra, Bilbil Shqalshi nga Mirdita, dhëndër në Memaliaj.
Të gjithë këto persona kanë qenë në procedim për një kohë të gjatë.