AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Operacion i kordinuar me Marinën Kolumbiane”, deklarata që hedh poshtë qeverinë Shqiptare për 613 kg kokainë

Në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, gazetari Bledian Koka ka përgënjeshtruar deklarimin e kryeministrit Rama mbrëmjen e djeshme se nuk kishte asnjë lajmërim të medias kolumbiane për sasinë e 613 kg kokainë nisur drejt Shqipërisë, duke e treguar faqen e “Armatës Kombëtare” ku përmendet kapja e sasisë kolosale së 613 kg kokainë në Durrës, me vlerë 180 milionë euro.

Në faqen e Armada Nacional shkruhet:

“Në zhvillim të një operacioni të kordinuar që përfshinte Marinën kombëtare Kolumbiane, dhe angjensitë ndërkombëtare në bashkëpunim me policinë e shtetit Shqiptar , në portin e Durrësit është kapur rreth 613 kg kokainë.”

Droga ishte e fshehur në dyshemenë e nje kontinieri që u nis nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Sasia e kapur ishte e fshehur në dyshemne e kontenierit që ishte i mbushur me banane.

Ndëkohë që qeveria shqiptare deklaron që kapja e kokainës është kryesisht meritë e saj, duke përjashtuar mundësinë e lajmërimit paraprak nga media kolumbiane për sasinë e 613 kg kokainë.

Më poshtë është edhe shkrimi i Armada Nacional për këtë sasi droge drejt Shqipërisë.

(E.L/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *