Ka një foto që na kishte shpëtuar në këto ditët e fundit. Është ajo e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Ata njihen për miqësinë e tyre të hershme, edhe pse kohët e fundit angazhimet sa në ministri sa në Parlament i kanë ndarë paksa.
Ata e filluan jetën publike në të njëjtën kohë si pjesë e shoqërisë civilie te “Mjaft”. Më pas edhe në Partinë G99. Më vonë karrierat e tyre ecën përpara, në drejtime të ndryshme, por mesa duket ata vijojnë të jenë shumë miq bashkë.
Në takimin e organizuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në Pallatin e Brigadave, me rastin e festave të nëntorit, Erioni dhe Olta janë takuar përzemërsisht si dy miq që kanë rrugëtuar bashkë për disa kohë.
(E.K/FAXWEB)