Opinionisti i njohur shqiptar Olti Curri ka nisur prej disa ditësh pushimet dhe po lëviz në qytete të ndryshme të Shqipërisë për të shijuar rrezet e diellit. Nuk kanë munguar hedhjet e tij në plazhe e pishina. Pak orë më parë publikoi një fotografi në pishinë, të cilën e shoqëroi me një shkrim ironizues për veten: “Mirë eshte te jesh pak akrobat, por edhe elefantet e cirkut kane suksesin e vet”.
Komentuesit nuk kanë hezituar që të përdorin shëndetin e opinionistit për tu tallur.
“Tsunami në Shqipëri’ shkruan njëri prej tyre, ndërsa të tjerë i thonë se po mbytet. Nuk ka ende një reagim nga Olti Curri, i cili njihet për komentet thumbuese që nuk heziton të thojë mendimin e tij “pa dorashka”.