Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Olta Gixhari bëri të ditur se është në pritje të ëmbël.
Bukuroshja nga Durrësi, e cila prej disa kohësh është duke jetuar me partnerin e saj në Spanjë, e ka konfirmuar vetë lajmin për pritjen e ëmbël, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Duket se Gixhari ka zgjedhur që këtë moment kaq të bukur dhe personal ta ndajë me të gjithë fansat, e kjo pas një periudhe kur në mediat rozë u fol për se ajo mund të ishte shtatzënë.
Në foton e postuar, aktorja shihet duke u puthur me partnerin, ndërsa në dixhiturën e saj shkruan: Mami dhe babi.
Ndër komentet e shumta të urimeve edhe nga personazhet e njohur të showbizit, bie në sy komenti i bërë nga një prej fansave të saj, i cili shkruan se aktorja është në pritje të një djali…
“Urimeee! Çun e paske se qënke prishur në fytyrë. Të vij shëndetshëm kjo ka rëndësi”, shkruan komentuesi. Aktorja nuk ka nguruar t’i përgjigjet me humor.