Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Olta Boka poston foton pas lindjes: Janë disa kilogramë kokëforta që u shtuan për dy muaj

Me 15 Korrik të këtij viti, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e veçantë Gaia.

Së fundi Olta ka publikuar një foto ku shihet me të voglën në karrocë dhe për herë të parë ka folur rreth ndryshimeve që ka pësuar trupi i saj, si shtimi në peshë. Këngëtarja shprehet se me disiplinën dhe kujdesin që tregon ndaj vetes, me siguri do të rikthehet shumë shpejt në formën e mëparshme.

Megjithatë, ajo shton se nëse kilogramët janë e keqja e ardhur me të mirën dhe bekimet (me Gaian), mund të qëndrojnë aty përgjithmonë.

“Te kjo foto shoh perendimin, si dhurate nga Zoti, per te embelsuar mbylljen e dites me ngjyrat me te sheqerosura. Shoh karrocen si motivin per te filluar nje tjeter dite te mbushur me ngjyra, por nuk me shpeton nga syte as vetja.

Shoh nje version te ndryshuar, patjeter te permbushur, e me zemren duke shperthyer nga kenaqesia, por edhe me disa kg te shtuara kokeforta per 2 muaj. Shoqeria, padashur, ushtron presion mbi standardet e bukurise dhe nuk e mohoj qe ndonjehere e kam vene ne diskutim nese do te mundem te rikthehem ne peshen e meparshme. Por une kam besim, me aq sa njoh veten, me disiplinen, kujdesin qe tregoj ndaj vetes, me kontrollin ndaj ushqimit e me aktivitet fizik qe shume shpejt kg nuk do te jene me nje “shqetesim” per mua.

Per momentin zgjodha te shijoj cdo sekonde me te voglen time sepse e di qe koha kalon shpejt e do te me marre malli per keto momente te pakthyeshme. E nese kilogramet jane e keqja kokeforte qe erdhi me te miren e bekimet , mund edhe te qendrojne aty pergjithmone”, ka shkruar Olta krahas fotos.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *