Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

E mban lidhjen e saj shumë të fshèhtë, Olta Boka dhe djali i politikanit në pritje të fëmijës së parë, barku ”nxjerr zbuluar” këngëtaren

Këngëtarja Olta Boka hyn në kategorinë e personazheve publikë që janë mjaft diskretë përsa i përket jetës private. Mirëpo, në mars të vitit që lamë pas ajo vendosi ta bëjë më në fund “zemrën gur” dhe të flasë për herë të parë për romancën që po shijon prej vitesh.

Olta është në një marrëdhënie dashurie  me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj. Ai quhet Iv dhe Olta tregoi asokohe se udhëton shumë me të. Ndër të tjera bukuroshja pohoi se nuk dëshiron që lidhja që ka me të, të jetë në qendër të mediave pasi siç u shpreh ajo, dëshiron që ta mbajë për vete.

Mirëpo, një bekim kaq të madh sa ky i fundit Olta s’ka mundur ta mbajë dot më gjatë për vete! Burime për “Iconstyle.al” kanë treguar se këngëtarja është në pritje të ëmbël të një bebushi. Ajo dhe partneri, Iv Rrokaj, do të bëhen prindër për herë të parë.

Burimet tregojnë se barku i rrumbullakosur i Oltës tashmë është mëse i dukshëm, aq sa nuk mundet t’i shpëtojë më syrit të njerëzve. Olta ende nuk e ka dhënë zyrtarisht këtë lajm të bukur dhe nuk dihet cila është gjinia e fëmijës apo muaji i shtatzënisë, megjithatë mbetet ta mësojmë së shpejti!

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *