AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Olsian Çela është fituesi! Arta Marku solli vetëm një sondazh, Memçaj pa përvojë”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë paraditen e së enjtes bëri publike pikët e grumbulluara nga tre kandidatët që garuan për postin e kryeprokurorit.

Olsian Çela 459 pikë, Arta Marku 406 pikë, Fatjona Memçaj 362 pikë. Kuvendit do t’i duhet ta zgjedhë me 84 vota Prokurorin e ri të Përgjithshëm të Republikës. Por çfarë mendojnë gazetarët për kandidatët për kryeprokuror.

*Për Arta Markun*

Klodiana Lala: Nuk ka bërë asgjë, përkundrazi ka shërbyer një sërë dosjesh të nxehta të shkatërrohen. Në momentin që dosja 184 përfundon në Dibër, në momentin që kemi 339 dhe nuk dihet se çfarë bëhet. Në momentin që kemi dhe disa dosje të tjera që nuk dihet se çfarë bëhet. Në KLP deklaroi se nuk i kishte përmbushur pritshmërinë sepse i kishte duart e lidhura. Por në momentin që i interesonte ka vepruar me një tjetër standard. KLP i kërkoi dokumente shtesë, dhe ajo paraqiti një sondazh. Unë jam shokuar kur e kam parë, nuk e di ku e ka origjinën. Rezultonte që nga rreth 5 mijë vota, 3 mijë e ca e mbështesin këtë si prokurore. KLP e ka marrë dhe është në dosje.

Artan Hoxha: Arta Marku që në momentin kur u zgjodh prokurore u zgjodh në një situatë jo ligjore, në një seancë me flakadanë. Që në atë moment figura e saj u godit. Ajo vinte nga periferia, u duk se nuk kishte staturën e duhur për ta bërë atë detyrë. Ajo mund të jetë një prokurorë shumë e mirë si prokurore, por nuk ka staturë për të drejtuar këtë institucion. Ngjarjet që ndodhen që nga momentin i emërimit të saj, kanë ndodhur shumë gjëra. Dhe çfarë ka bërë?

*Për Olsian Çelën*

Klodiana Lala: Fatjona Memçaj është një ndër njohëset më të mira të ligjit, është nj figurë e pastër. E vetmja mangësi që u konstatua ishte nuk ka qenë asnjëherë prokurore hetimi. Olsian Cela është më favorit sepse është një prokuror që e ka shfaqur veten në drejtim. Ka patur disa veprime të mira, jo tani ku janë disa çakej. Kishte një platformë shumë të mirë.

Artan Hoxha: Unë do doja të kishte më shumë kandidat, brenda prokurorisë së krimeve të rënda ka dhe plot emra të tjerë, i kanë dekurajuar që ata të kandidojnë. Lista që ka dalë atje, ky ka qenë tek Krimet e Rënda, i është dhënë shansi dhe është sprovuar në atë detyrë. Ai është fituesi, mes këtyre të treve. Vetëm fakti që ai e ka drejtuar prokurorinë e krimeve të rënda, që është prokuroria më e mirë. Tani a mund ta zhvendosin atë, tani duhet parë. Uroj që në rastin konkret të mos ndodh e njëjta gjë.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *