OFL ka shënjestruar tráfikantët dhe kríminelët që banojnë në Durrës e Tiranë për të deklaruar pasurinë, të cilët janë identifikuar si Morel Kertalli, Enkel Kertalli, Ilir Oshafi, Gentian Malindi, Akil Alushi.
Njoftimi: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krím të organizuar apo kríme të rènda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– A. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën pènale “Tráfikim i lèndëve nárkotike”; – M. K., banues në Durrës, nën hetim për veprën pènale “Vrásja në rrethana të tjera cilësuese”; – E. K., banues në Durrës, nën hetim për veprën pènale “Vrásja në rrethana të tjera cilësuese”; – I. O., banues në Durrës, i dènuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprèn penale “Prodhimi dhe shitja e nárkotikëve”, e kryer në bashkëpunim; G. M., banues në Durrës, nën hetim për veprat pènale “Tráfikimi i nárkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kríminal”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sèkuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.(A.M/Faxweb.al)