Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

OFL godet sërish në Elbasan, iu kërkohet deklarimi i pasurisë dy trafikantëve të dënuar në Itali

Operacioni Forca e Ligjit ka goditur sërish në Elbasan, ku iu ka kërkuar deklarimin pasuror,  dy personave të dënuar për trafik droge në Angli.

Iu kërkohet deklarimi pasuror shtetasve:

– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Njoftimi i plotë i OFL-së: 

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *