Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Kush janë tre vr.sësit lezhjanë që duhet të deklarojnë pasurinë e tyre, OFL u çon formularin

OFL u ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë tre personave që janë dënuar për vepra penale të r.ënda si ajo e vrásjes. Personat që duhet të deklarojnë pasurinë janë Altin Shkrepi, Bardhok Tonit dhe Blerjan Pjetri.

Njoftimi i plotë i OFL-së: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dë.nuar a.po akuzuar për k.rim të organizuar apo kr.ime të r.ënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. Sh., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrásja me paramendim”; B. T., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrásja me paramendim”; B. P., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrásja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga kr.imi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.