Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

OFL zbarkon në Gjirokastër dhe Përmet/ 4 të dënuarëve ju kërkon deklarimin e pasurisë, mes tyre edhe në femër (Emrat)

Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda,  i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Dermush Buzheri dhe Tatiana Gjini, banues në Gjirokastër dhe Zhuljen Bezati dhe Gazmir Muhaj me banim në Përmet.

Tatiana Gjini dhe Dermush Buzheri, janë të dënuar për veprën penale kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa Gazmir Muhaj dhe Zhuljen Bezati janë të dënuar për veprat penale prodhim dhe shitje e narkotikëve.

OFL njofton se individët e lartëpërmedur si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të tyre dhe më pas,përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.Gjithashtu ata do të informojnë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë në ditët në vijim.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.