Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali në makinën e policisë. Një cift i policisë rrugore, gruaja rreth të 40-ave dhe burri disa vjet më i madh po kryenin marrëdhënie seksuale në makinën e shërbimit, por kishin harruar radion ndezur.
Ngjarja ndodhi para kampit rom të Tor di Quinto në Romë, raportojnë mediat italiane. Ata ishin brenda automjetit tip Fiat Tipo dhe kishin dalë për të patrulluar natën, kur mesa duket nuk arritën të përballonin epshin e tyre.
Dosja e tyre përfundoi në tryezën e komandantit të përgjithshëm të policisë bashkiake të kryeqytetit Stefano Napoli dhe policët do të përballen me dënim për këtë shkelje. (A.M/Faxweb.al)