Kryeministri Edi Rama ka zbutur tonet e fushatës elektorale ditën e fundit, duke i kërkuar në mënyrë eksplicite kryedeokratit Basha një bashkim drejt një qeverie të përbashkët, por me qëllimin e vetëm që ai të shkëputet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Kryedemokrati Basha i është përgjigjur kategorikisht jo ofertës dhe këtë gjë e ka bërë dhe përmes një video-mesazhi në facebook, ku thekson se Rama është problem dhe ai duhet larguar.
Postimi i plotë: Per 8 vite me Ramën, Shqipëria regjistroi papunësinë më të lartë në histori. Ai nuk do të sjellë dot kurrë ndryshim. Ai është problemi.
Më 25 Prill e gjithë Shqipëria voton 9, për punësim, për ndryshim!