AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ofendim për kafshën kur themi ‘politikan qeni'”, gazetari sulmon Ramën: Ka shpëtuar më shumë jetë se ty

Gazetari, Berat Buzhala ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me veprimet dhe reagimet e tij pas tërmetit të 26 Nëntorit ku mbetën të vdekur 51 persona dhe u plagosën mbi 900 të tjerë.

Përmes një statusi në Facebook, Buzhala shprehet se qeni i ushtrisë së Kosovës, ka shpëtuar më shumë njerëz se Edi Rama ndërsa ka postuar disa foto të qenit të konsideruar ‘hero’ pasi zbuloi nën rrënoja disa persona.

“Nese flasim praktikisht, qiky qeni te cilin po e puthe Ilir Meta, qeni i ushtrise Kosoves, ka shpetu njerez prej termetit shume ma shume se Edi Rama, ama Rama ka ofendu njerez shume ma shume se qeni. Qeni ne anen tjeter as nuk paguhet, as nuk ka oligark pas vetes, thjesht e kryen punen e tij pa zhurme dhe me modesti. Mandej na kanihere thojme per ndonje politikan “qeni qe eshte”. Cfare ofendimi. Per qenin”.

Në lidhje me tërmetin dhe mënyrën se si është menaxhuar situata nga ana e kryeministrit Rama ditën e djeshme edhe Haradinaj tha se Rama nuk ia ka hapur telefonin për të diskutuar për dëmet që solli tërmeti.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *