Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashShëndetiTe FunditTe Gjitha

OBSH: Pándemia me korònavirus nuk është as afër fundit, po përshpejtohet ritmi

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia me korònavirus “nuk është as afër fundit” teksa numri i rasteve të prekura me këtë virus, ka kaluar shifrën 10 milionë, ndërkohë që janë raportuar mbi 500,000 viktima.

“Ndonëse shumë shtete kanë shënuar përparim në nivel global, ritmi i pándemisë është duke u përshpejtuar”, ka thënë Tedros përgjatë një fjalimi për media, duke shtuar se bota do të ketë nevojë “për më shumë durim dhe zemërgjerësi në muajt vijues”.

Tedros po ashtu ka thënë se pándemia ka vënë në pah më të mirën dhe më të keqen e njerëzimit, duke cituar aktet e solidaritetit, por edhe ato të dezinformatave dhe tentimeve për politizim të korònavirusit.

Këto komente kanë ardhur një ditë pasi OBSH-ja ka raportuar për një tjetër rekord të ri të numrit të të prekurve me korònavirus në 24 orë, 189,000, shkruan REL.

Gjashtë muaj pas rasteve të para të raportuara me korònavirus në Kinë, disa shtete kanë rihapur ekonominë, derisa është duke u punuar edhe në gjetjen e váksinës kundër sëmùndjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *